10 shenja të kancerit të gjirit që nuk fliten dhe aq

10 shenja të kancerit të gjirit që nuk fliten dhe aq

Një në gjashtë gra dyshojnë fillimisht për kancer të gjirit falë një simptome që s’ka të bëjë me gungat në gjoks, si për shembull, anomali në thithka apo rënie drastike në peshë. Prandaj është me rëndësi të tregoheni të vëmendshme ndaj shenjave të trupit, gjithmonë duke bërë kontrollet e rregullta e mamografitë. Këto janë dhjetë […]

Një në gjashtë gra dyshojnë fillimisht për kancer të gjirit falë një simptome që s’ka të bëjë me gungat në gjoks, si për shembull, anomali në thithka apo rënie drastike në peshë.

Prandaj është me rëndësi të tregoheni të vëmendshme ndaj shenjave të trupit, gjithmonë duke bërë kontrollet e rregullta e mamografitë.

Këto janë dhjetë shenja të kancerit të gjirit që duhet të keni parasysh, përveç gungave.

1. Lëkurë e inflamuar, e gropëzuar, me shenja apo e rrjepur.

Trashja, skuqja, urtikariet apo gropëzimi i lëkurës së gjoksit duhet kontrolluar patjetër nga mjeku. Ju e dini si duket gjoksi juaj normalisht dhe nëse vini re një ndryshim në lëkurë, interesohuni.

2. Ndryshime në thithka.

Nëse thithkat tuaja kanë qenë gjithnjë me majë dhe krejt papritur futen brenda, telefononi menjëherë mjekun. Ndryshimet në ngjyrën dhe teksturën e thithkave nuk janë normale dhe duhen kontrolluar.

3. Lëngëzim nga thithkat

Gjatë shtatzënisë e deri një vit pas lindjes së fëmijës, lëngëzimi është mëse normal. Nëse s’bëhet fjalë për asnjë nga këto skenare dhe thithkat tuaja lëngëzojnë vetiu, drejtohuni te mjeku. Nëse lëngu është i kuq, i gjelbër apo mban aromë, mund të keni një problem.

4. Enjtje e dhimbshme

Përveç periodave dhe shtatzënisë, gjoksi i enjtur mund të jetë një shenjë e kancerit. Nëse enjtja nuk shpjegohet me ciklin menstrual, gjidhënien dhe nuk largohet, kontaktoni mjekun.

5. Simptoma që s’kanë të bëjnë me gjoksin

Dhimbje kurrizi, qafe dhe rënie e pashpjegueshme në peshë listohen si simptoma të kancerit të gjirit.

6. Reçipetat ju shkaktojnë dhimbje

Nëse reçipetat ju shkaktojnë dhimbje, nëse rrjedha e ujit në dush është e padurueshme mbi kraharor, nëse nuk i prekni dot më thithkat, atëherë keni të bëni me shenja të kancerit të gjirit.

7. Venat e gjoksit janë më të dukshme se zakonisht

Nëse s’kanë qenë të dallueshme deri më sot dhe papritur mund t’i shihni qartë, ose nëse venat janë më të mëdha, më të errëta, atëherë duhet të shqetësoheni.

8. Keni kruajtje në thithka

Bëhet fjalë për kruajtje që zgjat dhe që nuk shpjegohet nga një infeksion, alergji, myk apo irritim nga veshja.

9. Sqetulla të pezmatuara

Nëse sqetullat ju dhëmbin e janë enjtur, ose nëse ndjeni një masë kur i prekni me dorë, telefononi mjekun.

10. Një puçërr që nuk shërohet

E dinit që puçrrat mund të dalin dhe në gjoks? Shumica prej tyre largohen vetë me kalimin e kohës, por nëse një inflamim i lëkurës së gjksit nuk shërohet për një javë ose dy, duhet të kontrollohet.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar