1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti

1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për fondin 1 milion dollarë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të prekura nga lëkundjet e tërmetit një ditë më parë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se 20% e fondit (200 milionë lekë) do të shkojë […]

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se 20% e fondit (200 milionë lekë) do të shkojë në formë solidariteti për qytetin e Durrësit, i cili po ashtu u prek nga tërmeti.

Bashkia e Tiranës miratoi me urgjencë edhe dy vendime të rëndësishme që u vijnë në ndihmë njerëzve në vështirësi ekonomike. Kështu, pagesat për muajin shtator për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar dhe ata që marrin pagesa nga fondi 6% për ndihmën ekonomike do ta marrin atë më parë.

“Nga nesër të mundësojmë lëvrimin e fondeve; jo vetëm kaq, por kemi futur në këtë projekt edhe pagesën për personat me aftësi të kufizuar, 1 deri më 30 shtator, dhe ndihmën ekonomike, sepse nuk ia vlen të presim fundin e muajit, le t’i kalojmë ndihmat më shpejt”, theksoi Veliaj.

Në shenjë solidarizimi, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës vendosën unanimisht që pagën e tyre të shtatorit ta dhurojnë për të prekurit nga tërmeti.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi të gjitha familjet e prekura nga tërmeti se do të ndiqet një politikë lehtësuese për rindërtimin e banesave. Ai theksoi se pas verifikimeve, të gjithë ata që duan të ndërtojnë me të njëjtën kubaturë (sipërfaqe), do të kenë procedura të përshpejtuara.

“Problem imediat është strehimi për disa familje. Kemi 35 ndërtesa që janë jashtë funksionit. Kryesisht, janë ndërtesa në zonat rurale, të cilat i kemi shpallur të pabanuara; një pjesë të tyre po i transferojmë në qendra sociale. Po bëjmë gati edhe një konvikt, përfitojmë nga fakti që universiteti fillon pak më vonë dhe kemi një muaj kohë që mund të amortizojmë këto nevoja. Kemi 3 pallate që zv/kryeministri kishte inspektuar në Kombinat, prapë pallate të vjetra, ato që quheshin pallatet sovjetike, për të cilat do marrim një vendim nesër; nëse ekspertët e Institutit të Ndërtimit i shpallin të pabanueshme, atëherë edhe për këto do të hapim një konvikt. Ndërkohë, nëse disa kërkojnë ndërtim nga e para, atëherë do të kalojmë në një formulë më afatgjatë që janë banesat sociale që kemi në Shkozë dhe do të sigurojmë më pas edhe transportin”, tha Veliaj. /atsh

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?