Zyberaj bën thirrje që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Vladimir Cizelj

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ministër në dorëheqje i Punëve të Jashtme, ka thënë se Kosova duhet të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar, përmes UNMIK-ut, kundër Vladimir Cizeljit, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Përmes një reagimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se “ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të […]
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ministër në dorëheqje i Punëve të Jashtme, ka thënë se Kosova duhet të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar, përmes UNMIK-ut, kundër Vladimir Cizeljit, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Përmes një reagimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se “ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiqit, është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës”.
“Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe të Cizeljit. Prokuroria e Kosovës duhet të lëshoj një urdhër arrest ndërkombëtar kundër këtij personi, pasi ai ka shkaktuar përmes aktiviteteve kriminale dhe bandave kriminale një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës. Aktiviteti kriminal është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimeve të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.













