Zogjani: LDK parti pa lider, si organ i të moshuarve shkon kadalë-kadalë – Mendojnë se veç ata janë të dijshëm

Aktori, Jeton Zogjani ka treguar disa arsye, pse i është bashkuar AAK’së, e jo Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zogjani , LDK’në e sheh si organ të viteve të 70-ta, që gjitha punët i bën ngadalë dhe që ka burokraci. ‘’LDK funsionon sikur organ i viteve të 70’ta, ka një ritëm të ngadalshëm, precedurat shkojnë kadalë, […]
Zogjani , LDK’në e sheh si organ të viteve të 70-ta, që gjitha punët i bën ngadalë dhe që ka burokraci.
‘’LDK funsionon sikur organ i viteve të 70’ta, ka një ritëm të ngadalshëm, precedurat shkojnë kadalë, kadalë, gjatë e gjatë. Ritmet e zemrës i shkojnë ngadalë. Kjo është problemi që s’jam me ta. Ka një burokraci dhe mendojnë që janë të gjithëdijshëm, kurse ne të tjerët vec jemi qaty, dukemi. Ky fakt më ka pengu. Edhe pse ka tregu demokraci brenda për brenda subjektit’’, tha Zogjani.
‘’Prap është parti që funksionon në grupe të caktuara dhe është parti pa liderë. Fiqirojnë përtej të pamundurës. Aty do të flasë vec Luta tash./PERISKOPI/












