Zeka: Një popull që e çmon liderin më shumë se familjen, duhet me vajtu me çarçaf të krevatit, e jo me faculetë

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka ka ftuar qytetarët që së pari të vlerësojnë e të respektojnë familjarët e tyre, e pastaj liderët e partitë e caktuara, transmeton Periskopi. ‘’Unë ftoj qytetarët që më së pari të cmojnë familjen e tyre, se një lider apo parti politike. Një popull që e çon liderin më shumë […]
‘’Unë ftoj qytetarët që më së pari të cmojnë familjen e tyre, se një lider apo parti politike. Një popull që e çon liderin më shumë se gruan e fëmijën, atë popull duhet me vajtu me carqaf të krevatit, e jo me faculetë’’, tha Zeka sot në Info Magazine.
Kreu i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka i quan të pakuptimta koalicionet e lidhura ditëve të fundit në skenën politike, transmeton Periskopi.
Sipas Zekës, nuk mund të hysh në koalicion me atë që e fyen, e akuzon dhe e quan vrasës.
‘’Shokues koaliconi AKR-Nismëa, PSD-AAK. Tërësisht i pakuptimtë koalicioni LDK-VV. Sepse nëse ka carje aq të mëdha, akuza për tradhti, spiunazh, haraç, vrasje, me ata njerëz nuk mund të shkosh në koalicion’’, tha Zeka në Info Magazine.
‘’PEK definitivisht ka vendos me shku e vetme në zgjedhjese pse programi jonë dallon në vija të trasha me parti tjetra’’/PERISKOPI/












