Zbulohet nga se vjen homoseksualiteti

Zbulohet nga se vjen homoseksualiteti

Homoseksualiteti lind nga një ‘ylber’ i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Këtë teori mbështet një studim i kryer mbi një million persona nga një skuadër ndërkombëtare e koordinuar nga italiani Andrea Ganna i Broad Institute i Harvard-it. Për hulumtuesit nuk ekziston një gen i vetëm që lejon parashikimin e sjelljes seksuale, por mijëra variante që kontribuojnë […]

Homoseksualiteti lind nga një ‘ylber’ i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Këtë teori mbështet një studim i kryer mbi një million persona nga një skuadër ndërkombëtare e koordinuar nga italiani Andrea Ganna i Broad Institute i Harvard-it. Për hulumtuesit nuk ekziston një gen i vetëm që lejon parashikimin e sjelljes seksuale, por mijëra variante që kontribuojnë në mënyrë të limituar në raport me ndikimin e ambjentit dhe kulturës.

Studimi i rëndësishëm, i përshkruar nga revista Science, përfaqëson kërkimin më të madh gjenetik mbi temën e homoseksualitetit.

“Studimet e mëparshme sugjeronin prezencën e sinjaleve të forta gjenetike që mund të parashikojnë sjelljen seksuale: një ndër studimet më të njohura ishte ai që vinte theksin tek kromozomi X, por në studimin e ri, me një kampion 100 herë më të madh, kemi treguar se nuk është kështu”, shpjegoi Ganna.

Për të trajtuar çështjen në mënyrë statistikisht rigoroze, kërkuesit ekzaminuan të dhënat relative në mbi gjysëm milioni njerëz të pranishëm në dy banka të dhënash gjenetike: banka britanike ‘UK Biobank‘ dhe ajo amerikane ‘23andMe‘.

“Bëmë një skanim të të gjithë gjenomës, duke ekzaminuar miliona shënjues gjenetikë për të parë se cilat syresh mund të jenë të lidhur me sjelljen seksuale të deklaruar nga njerëzit që u morën në pyetje”, ka nënvizuar kërkuesi.

Kështu dolën në pah pesë variante gjenetike që lidhen me mënyrë shumë domethënëse statistikisht me homoseksualitetin, për të cilin ende nuk njihet mirë funksioni.

“Dimë se një nga këta variante gjendet në një pjesë të ADN-së ka receptorë për nuhatjen, ndërsa një tjetër ësthë e lidhur me tullacllëkun mashkullor dhe me shumë mundësi me rregullimin hormonal, po këto janë vetëm hipoteza “, shton Ganna, i cili punon për Laboratorin Europian të Biologjisë Molekulare.

“Duke u bashkuar të gjitha bashkë – vëren shkencëtari – pesë variantet që gjetëm shpjegojnë më pak se 1% të variabilitetit në sjelljen seksuale.

Ka mundësi që të ekzistojnë mijëra gjene të tjera të lidhur në një farë mënyre me sjelljen seksuale edhe pse dyshojmë se mund të kontribuojë në 25% në këtë çështje shumë komplekse”.

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar