Zafir Berisha e konfirmon se nuk do të ketë koalicion NISMA-AKR me AAK- PSD

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka konfirmuar raportimin e Periskopit se përfundimisht nuk do të ketë koalicion AKR-Nisma me AAK-në dhe PSD’në. Berisha në Info Magazine ka thënë se as nuk është duke ju shkuar në mendje diçka e tillë ‘’Posti politik i Nismës është i njohur. Nuk ka gjasë që t’i bashkëngjitet ndonjë koaliicioni […]
Berisha në Info Magazine ka thënë se as nuk është duke ju shkuar në mendje diçka e tillë
‘’Posti politik i Nismës është i njohur. Nuk ka gjasë që t’i bashkëngjitet ndonjë koaliicioni apo subjekti. As nuk është duke na shkuar në mendje. Do të jetë përbërja e Nisme dhe koalicionit rreth Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit’’
‘’Ne tashmë kemi një situatë të re dhe kjo është si rezultat edhe i fuqisë së Nismës së Kosovë.’’, shtoi ai.
Nga KQZ për Periskopin kanë thënë se akoma nuk është deklaruar asnjë koalicion.
“Deri më tani që po bisedojmë, në KQZ nuk është paraqituar asnjë koalicion”, ka thënë Valmir Elezi nga KQZ.
Pra, koalicioni NISMA, AKR dhe PD shkon në zgjedhje me kandidaturën e Fatmir Limajt për kryeministër
Ndryshe në kohën kur u bë koalicioni NISMA-AKR, kryetarët e këtyre dy partive kishin deklaruar se janë të gatshëm edhe për koalicion me parti të tjera./PERISKOPI/












