Veseli: Suksesi në sport është dëshmi se investimi tek rinia sjell rezultate

Veseli: Suksesi në sport është dëshmi se investimi tek rinia sjell rezultate

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli vlerëson se investimi në rininë e Kosovës gjithmonë sjell rezultate. Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës ka thënë se do të vazhdojë edhe më fuqishëm ta mbështesë  rininë kosovare në të gjitha fushat. Pas vizitës që i ka bërë sot klubit të karatesë “Kampioni” në Prishtinë, Veseli […]

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli vlerëson se investimi në rininë e Kosovës gjithmonë sjell rezultate.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës ka thënë se do të vazhdojë edhe më fuqishëm ta mbështesë  rininë kosovare në të gjitha fushat.

Pas vizitës që i ka bërë sot klubit të karatesë “Kampioni” në Prishtinë, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se nxënësit e këtij klubi të suksesshëm, Melosi dhe Mirlindi, në tetor do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë për të rinj, që mbahet në Kili.

“Ata më kërkuan ta bënim një marrëveshje dhe të takohemi sërish pas tetorit, por ata me medalje dhe unë si kryeministër”, ka thënë Veseli.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Suksesi i rinisë në sport është një demonstrim që investimi te të rinjtë sjell rezultate dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në rininë tonë si prioriteti ynë kryesor.

Në klubin e karatesë “Kampioni”, që njihet për suksese brenda dhe jashtë vendit, sot pata një befasi të këndshme, pasi takova trajnerin Muhamet Rexhepi pas 21 vjetësh. Herën e fundit që ishim takuar ishte marsi i vitit 1998 në Has, kur bashkë me Agim Bajramin, Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Bekim Berishën, Hashim Thaçin dhe shokë të tjerë kishim hyrë në Kosovë.

Kënaqësi e madhe kur sheh një mik të vjetër që dikur mbështeste luftën çlirimtare, duke krijuar sot kampionë që e nderojnë Kosovën kudo nëpër botë.

Nxënësit e tij, Melosi dhe Mirlindi, në tetor do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Kampionatin Botëror të Karatesë për të rinj, që mbahet në Kili. Ata më kërkuan ta bënim një marrëveshje dhe të takohemi sërish pas tetorit, por ata me medalje dhe unë si kryeministër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?