Vendimi për suspendimin e parlamentit, shkakton protesta dhe përplasje të forta në mbarë Britaninë

Vendimi i kryeministrit britanik Boris Johnson për ta suspenduar Parlamentin ka shkaktuar përplasje të ashpra nga deputetët dhe oponentët e një Brexiti pa marrëveshje. Një gjë e tillë shkaktoi protesta anë e mbanë vendit, një sfidë legale dhe një peticion me më shumë se 1 milion nënshkrime. Qeveria tha se suspendimi pesë-javësh në shtator dhe […]
Një gjë e tillë shkaktoi protesta anë e mbanë vendit, një sfidë legale dhe një peticion me më shumë se 1 milion nënshkrime.
Qeveria tha se suspendimi pesë-javësh në shtator dhe tetor, megjithatë do t’i lejojë kohë parlamentit që të debatojë Brexitin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve, Jacob Rees-Mogg tha që oponentët e kryeministrit ishin ‘budallenj’ që thjesht donin të qëndronin brenda BE-së.

Suspendimi u aprovua nga Mbretëresha dje, ndërsa ministri i kabinetit të Johnsonit, Michael Gove, deklaroi se kjo nuk ishte një lëvizje politike për ta penguar opozitën që ta bllokonte një dalje nga BE-ja pa marrëveshja./Periskopi












