Tomor Morina flet një ditë pas lirimit: Në Shutkë ishte tmerrësisht keq, e dija që nuk më ekstradojnë

Tomor Morina flet një ditë pas lirimit: Në Shutkë ishte tmerrësisht keq, e dija që nuk më ekstradojnë

U arrestua me akuzat e përpiluara nga Serbia me arsyen se ka vrarë njerëz e ka djegur shtëpi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ish-ushtari i UÇK’së, Tomorr Morina, u mbajt për disa javë në Burgun e Shutkës në bazë të një flet arresti të lëshuar nga autoritetet serbe në prill të vitit 2018. Një […]

Erdhi në Kosovë nga Londra për t’i kaluar disa ditë pushimi. Në vazhdën e pushimit, ish-pjesëtari i UÇK’së, Tomorr Morina, vendosi që të shkojë në Shkup për ta marrë një mik të tijin në aeroport. Atje, Morina kishte shkuar disa herë tjera.

Por këtë herë, ai u ndalua nga policët kufitar të Maqedonisë në pikën e Hanit të Elezit. Prej Hanit të Elezit, Morina u dërgua në Shkup aty ku edhe u arrestua pas disa orëve.

Më shumë se dy javë, Morina qëndroi në Shkup, saktësisht në burgun e Shutkës. Për ekstradimin e tij, në baza ditore bëhej presion nga autoritetet e Beogradit për t’u vendosur në njërin nga burgjet serbe, për tu gjykuar pastaj andej.

Por pavarësisht kërkesave, Maqedonia zyrtare e liroi Morinën të mërkurën e 15 gushtit.

Një ditë pas lirimit ai ka folur për Gazetën Express, ku ka rrëfyer në detaje rreth aktakuzës në bazë të së cilës ai u arrestua.

“Isha duke shku në Shkup me e marrë një shok në aeroport. Ndalohem në pikën kufitare në Bllacë. Edhe më futën brenda në kabinë. Më priten mirë. Prita një orë. Pastaj erdhën e më morën në e më çuan në Shkup në Gjykatë. Kërkesa për arrestimin tim ka qenë nga Serbia. Prokurori në gjykatë është bazu në aktakuzë. Ma ka konfirmu që jam i kërkuar nga autoritetet serbe”, tregon për momentin e arrestimit Tomorr Morina.

Ai rrëfen se e gjithë aktakuza ishte përpiluar me gjëra të pavërteta. Në të, sipas Morinës, thuhej se ai ka vrarë njerëz e ka djegur shtëpi gjatë kohës sa i kishte shërbyer luftës së UÇK’së.

“Aktakuza ka qenë shumë qesharake. Demek që unë paskam vra njerëz shumë. Kam djeg shtëpi. Gjëra të cilat nuk qëndrojnë. Nuk ka pas emra aty të njerëzve kush është vra, në cilën kohë është vra, kush janë dëshmitarë. Këto kanë qenë shpifje të ish-kohës së Millosheviqit të cilat sot i zbaton Serbia. Aktakuza ka qenë pa asnjë bazë. Ka qenë aktakuzë politike”, tregon tutje ish-ushtari i UÇK’së.

Ai shpjegon edhe për trajtimin i cili i është bërë nga ana e autoriteteve maqedonase përgjatë 20 ditëve qëndrim në burg. Tregon se nuk ka besuar se do ta ekstradojnë për në Serbi.

“Autoritetet maqedonase më kanë trajtu korrekt. Kushtet e burgut kanë qenë tmerrësisht të këqija, katastrofike. Më kanë vizitu, përfaqësuesit e ambasadës britanike, Bashkimit Evropian. Unë e kam ditë, kam besu  që ekstradim nuk do të ketë”, thotë Morina.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina, i cili ka qenë ushtra i kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dalë në ndihmë përgjatë ditëve sa ka qëndruar në burgun e Shkupit.

“Unë i falenderoj të gjithë që janë përpjekur që të më ndihmojnë. Gjakovën e falënderoj për protesta. Unë i falënderoj nga zemra. Ashtu duhet me bo për të gjithë bashkëluftetarët tjerë. Moralisht duhet të përkrahen”, thotë Morina.

Por se kur do të kthehet në Angli, aty ku jeton dhe vepron, Morina ende nuk e di. Kjo me arsyen se pasaporta atij i është ndalë në Shkup për disa procedura të cilat thotë se nuk i di.

“Pasaportën e kam ende në Maqedoni. Ma kanë ndal atje. Po pres ta marrë këto ditë.  Të gjitha akuzat për mua kanë qenë politike. Veç me i barazu krimet që serbët i kanë kryer në Kosovë”, thotë në fund Morina.

Ish -ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte.

Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomorr Morinën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?