Të dëshmuara edhe nga shkenca: Tri mënyra si ta rritni vetëbesimin

Të dëshmuara edhe nga shkenca: Tri mënyra si ta rritni vetëbesimin

Vetëbesimi mund t’ju ndihmojë të arrini shumë gjëra. Njerëzit të cilët janë të sigurt në vetvete kanë tendenca të jenë më të mirë në intervista të ndryshme, në takime dhe në kryerjen e detyrave. Pra, thënë më shkurt, vetëbesimi mund t’jua sigurojë një të dashur, një punë dhe guximin për t’u thënë jo njerëzve apo […]

Vetëbesimi mund t’ju ndihmojë të arrini shumë gjëra. Njerëzit të cilët janë të sigurt në vetvete kanë tendenca të jenë më të mirë në intervista të ndryshme, në takime dhe në kryerjen e detyrave.

Pra, thënë më shkurt, vetëbesimi mund t’jua sigurojë një të dashur, një punë dhe guximin për t’u thënë jo njerëzve apo rrethanave të cilat janë të dëmshme për ju.

Megjithatë, vetëbesimi ka të bëjë edhe me njohjen e vetvetes dhe kujdesin për vetveten.

Por, duke marrë parasysh se jetojmë në një shoqëri ku njerëzit rrallëherë shquhen për vetëbesimin e tyre, si mund ta rrisim vetëbesimin?

Për këtë, shkenca ka disa këshilla:

BËNI USHTRIME FIZIKE VAZHDIMISHT

Ushtrimet fizike janë të mira për shumë aspekte në jetë, duke filluar nga përmirësimi i shëndetit, e deri te rritja e vetëbesimit. Kur stërviteni, truri liron hormone të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, dhe kësisoj ndjeheni të lumtur dhe të relaksuar. Pas një vrapimi të mirë, trupi juaj ndihet i lumtur që është lodhur, stomaku më i tonifikuar, ndërsa ju e keni filluar ritmin e një dite produktive. Ushtrimet fizike bëjnë mrekulli për trurin dhe trupin tuaj, ndërsa duke pasur një trup me muskuj dhe joshës padyshim se ndikon në rritjen e vetëbesimit.

VISHUNI MIRË DHE KUJDESUNI PËR TRUPIN

Ndoshta kjo mund t’ju duket budallaqe, por veshja e mirë dhe kujdesi për veten janë pjesë të rëndësishme. Duke u kujdesur për vetveten – siç është prerja e thonjve, pastrimi i dhëmbëve dhe dushi i përditshëm – ju do ta ndryshoni dukshëm mënyrën se si ndiheni për vetveten. Gjithashtu edhe blerja e rrobave të reja apo kombinimi i mirë i rrobave do t’ju japë ndjenja të vetëbesimit.

BUZËQESHNI

Gjuha e lumtur e trupit mund t’ju bëjë të ndiheni mirë për vetveten. Në një studim të kryer nga psikologët, hulumtuesit kanë zbuluar se duke aktruar buzëqeshjen njerëzit mund ta zvogëlojnë dukshëm kortizolin, apo hormonin e stresit, ta përmirësojnë testosteronin dhe vetëbesimin.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar