‘Sot Vetëvendosje e mbron Planin e Ahtisaarit’- Deklarata që përplasi Hazirin dhe Konjufcën

(E PLOTËSUAR) Lutfi Haziri dhe Glauk Konjufca janë përplasur pas deklaratës së Hazirit se Vetëvendosje e mbron planin e Ahtisaarit. “Qarkorja është si e tillë dhe nuk është demantu”, ka thënë Haziri në debat Plus. “Jo jo me vulën e subjektit politik nuk është”, ka thënë Konjufca. Konjufca ia thotë në sy Hazirit: Nuk hyjmë […]
“Jo”, kështu ka qenë përgjigja e shkutër e Glauk Konjufcës ndaj pyetjes së analistëve se a pranon Vetëvendosje të hyjë në koallcion parazgjedhor me LDK’në me Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.
Glauk Konjufca ka thumbuar live Lutfi Hazirin, duke aluduar në atë se Vetëvendosjes i takon kryeministri, pasiqë ‘Vetëvendosje nuk ka asnjë gabim deri tani’.
“Më vjen mirë që kur LDK kandidoi Vjosa Osmanin ka mendu për Vetëvendosjen. Neve krejt procesi politik na ka dhanë të drejtë. Kritika e Vetëvendosjes na ka dhanë të drejtë. Ne nuk kemi kurrfarë gabimesh, kurrfarë hipotekash prej kur ka qeverisje në Kosovë”, ka thënë Konjufca
Glauk Konjufca thotë se Vjosa Osmani duhet të jetë kryetare e Kuvendit.
“Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Me thanë që Vjosa Osmani e meriton, edhe unë e kam kolege, pyetne cdo shkenctar politik në botë, a është i padenjë, kjo nuk është padenjësi, shiqoni, në politikë nuk janë krejt të ndërtumë për kryeministra. Secili duhet t’ia gjejë hallin vetes. Në analizën tonë secili duhet ta dijë ku është”, ka thënë Konjufca, shkruan Periskopi.
Glauk Konjufca thotë se vendimi i LDK’së për kandidaturën e Vjosa Osmanit, pa e lajmëruar Vetëvendosjen, e largioi pak koalicionin VV – LDK.
“Unë e kam parë këtë vendim të LDK’së nga dy aspekte. Aspekti i parë mendoj që i ka shtu gjasat për një koalicion LDK – VV, për arsyet e qëndrimeve që ka përfaqësu Vjosa Osmani brenda Kuvendit të Kosovës. Nëse i dëgjoni qëndrimet e Vjosa Osmanit, tingëllon shumë si Vetëvendosja. Ajo që e ka largu pakëz koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje është forma e njëanshme, me metodën e faktit të kryer. Meqenëse këta vazhduan të njëanshëm, është një sinjal që LDK dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje”, ka thënë Konjufca në Debat Plus, përcjell Periskopi.
Lutfi Haziri në anën tjetër, ka thënë se ‘janë duke shtjerrur të gjitha mundësitë për një koalicion parazgjedhor’.
“Kemi diskutuar për një koalicion që nuk do të varet nga votat e Listës Serbe, ku nuk do të varet nga koalicionet e natës, natyrisht me Lëvizjen, LDK si partia më e vjetër dhe Lëvizjen si partia më e re, e kam fjalën si angazhim politik do të mundnim që bashkarisht me i balance këto interesa për zgjidhjen e problemeve që janë identifiku që janë probleme për qytetarët. Vullneti politik ekziston, jemi duke shtjerrë të gjitha mundësitë për një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Haziri./Periskopi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/411378172828416/












