Shqiptaro-amerikanët i japin mbështetje Haradinajn për 100% Kosova

Dy atdhetarët më të shquar shqiptarë në Amerikë, Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari i kanë dhënë mbështetje konceptit 100% Kosova të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Periskopi. Ata janë parë me fanellat 100% Kosova, slogan ky i AAK-së për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. “Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari 100%Kosova ????. Falemnderit”, ka shkruar […]
Ata janë parë me fanellat 100% Kosova, slogan ky i AAK-së për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
“Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari 100%Kosova ????. Falemnderit”, ka shkruar Haradinaj.
Të dy janë atdhetarë të shquar që u angazhuan me shumë përkushtim për t’i ndihmuar popullit kosovar.
Historia e familjes Bajraktari është një histori suksesi e ëndrrës amerikane. Ishte shkurti i vitit 1969 kur familja Bajraktari la Vranocin, fshat ky në rrethinën e Pejës.
Kur ikën nga Kosova, dekada më parë, gjendja e tyre ekonomike ishte e rëndë.
Por, vendimi për të emigruar për në Amerikë, doli të jetë vendim i duhur për ta. Kjo sepse vite pas, gjendja ekonomike u ka ndryshuar tërësisht. Harry Bajraktari tash jeton në Bronks të Nju Jorkut, ku edhe ndodhet kompania e tij e suksesshme.
Veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj, i cili njihet për kontributin e tij të madh për çështjen e Kosovës në Kongresin Amerikan, para dhe gjatë luftës në Kosovë dhe me investime direkte gjithashtu është mik i mirë i Haradinajt.
Të dy kishin udhëtuar kohë më parë në Strsburg tek lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po mbahej i izoluar në Francë, mbas ndalimit të tij nga autoritetet franceze, më 5 Janar 2017. /Periskopi













