Shala: Po e presim dhe do ta presim VV-në

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala në T7 tha se derisa të kenë kohë ligjore, LDK-ja do ta pres një përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjellë Periskopi. Ai tha se LDK-ja qëndron pas asaj që e ka thënë, se Vjosa Osmani definitivisht duhet të jetë kandidate për Kryeministre. “Gjatë kësaj kohe me VV-në kemi diskutuar për të […]
Ai tha se LDK-ja qëndron pas asaj që e ka thënë, se Vjosa Osmani definitivisht duhet të jetë kandidate për Kryeministre.
“Gjatë kësaj kohe me VV-në kemi diskutuar për të dyja variantet, për koalicion parazgjedhor dhe bashkëpunim pas zgjedhjeve. LDK-ja vazhdon ta shoh si partnerin kryesor para dhe pas zgjedhjeve. Ne nuk kemi pranuar asnjëherë ta diskutojmë çështjen e kandidatit për Kryeministër. Kandidatja jonë nuk mund të hiqet, e din të gjithë, nëse thyhen vendimet ne pastaj kemi probleme vet, nuk është zgjedhje as zgjidhje vet, ne kemi pasur dy konkurrentë tjetër. LDK-ja vazhdon ta pres VV-në për aq sa kemi kohë ligjore, përndryshe do të shkojmë vet. Ne kemi komunikim të zakonshëm, ne llogarisim në një partneritet pak më të gjatë, për fushatën e kemi të qartë që LDK-ja nuk e ka konkurrentin kryesor VV-në”, tha Shala.












