SBASHK’u këmbëngul në mos mbylljen e shkollave në Kamenicë, paralajmëron greva

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka paralajmëruar grevë dy orësh të martën në të gjitha shkollat e Kamenicës, nëse kryetari i kësaj komune Qendron Kastrati nuk heq dorë nga mbyllja e 19 shkollave në emër të reformës në arsim. Gjatë takimit të kryetarit të SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj me kryesinë qendrore dhe kryetarët e […]

Gjatë takimit të kryetarit të SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj me kryesinë qendrore dhe kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Fillor e të Mesëm nga të gjitha komunat e Kosovës, po ashtu u paralajmërua se nëse edhe pas kësaj kryetari Kastrati nuk heq dorë, atëherë do të nisë greva e përgjithshme në kohë të pacaktuar.

“Solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj  këtij veprimi  punëtorët arsimorë të Kosovës  do ta dëshmojnë me një grevë njëorëshe në tërë sistemin arsimor. Nëse as pas kësaj nuk  ka tërheqje të vendimit për mbyllje shkollash nga ana e Kastratit, atëherë do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me veprimet tjera sindikale në tërë Kosovën”, thuhet në komunikatë.

SBASHK kërkon që nisja e vitit të ri shkollor në Kamenicë të fillojë pa probleme, dhe që mësuesit e nxënësit të fillojnë punën arsimore-edukative secili në shkollën e tij dhe të mos ketë shkolla të mbyllura.

Ndryshe, SBASHK kërkon nga MASHT-i të reagojë ndaj idesë së kryetarit Kastrati dhe çështja e zvogëlimit të numrit të nxënësve të diskutohet pas formimit të institucioneve qendrore në zgjedhjet e 6 tetorit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?