SBASHK takohet me Kastratin: Me të gjitha mundësitë do të kundërshtohet mbyllja e shkollave

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është takuar sot me Rrahman Jasharin kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj sindikate. Sipas SBASHK ata kanë biseduar për vendimin e Kastratit për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë. “Ata kanë përsëritur se duke […]
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është takuar sot me Rrahman Jasharin kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj sindikate.
Sipas SBASHK ata kanë biseduar për vendimin e Kastratit për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.
“Ata kanë përsëritur se duke përfaqësuar zërin e punëtorëve të arsimit të Kamenicës dhe komunave tjera dhe duke iu bashkëngjitur kundërshtimit të pjesës më të madhe të prindërve nga kjo komunë janë kundër mbylljes së shkollave atje dhe kanë kërkuar nga kryetari Kastrati që ta tërheq këtë ide në mënyrë që viti shkollor edhe në Kamenicë të filloi pa probleme”.
“Në të kundërtën i është bërë me dije se do të përballet me reagimet sindikale, gjegjësisht me grevën në të gjitha shkollat e kësaj komune dhe me solidaritetin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova”, thonë nga SBASHK.
Në këtë takim Kastrati pohoi se ideja e tij nuk është debatuar në as një seancë me asamblistët e kësaj komune, duke konsideruar se për këtë nuk ka nevojë.












