Rriten pagesat për komisionerët në zgjedhjet e 6 tetorit

Rriten pagesat për komisionerët në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerëve dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve. Por nga organizata Demokracia Plus kanë kërkuar nga partitë politike të nominojnë njerëz kompetent ndërsa KQZ të organizojë trajnime të nivelit të lartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerëve dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve. Por nga organizata Demokracia Plus kanë kërkuar nga partitë politike të nominojnë njerëz kompetent ndërsa KQZ të organizojë trajnime të nivelit të lartë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerëve dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve.

Kjo rritje prej 33% është konsideruar e arsyeshme, sipas Ilir Gashit nga Këshilli për Buxhet Financa.

Ai ka thënë se shuma që do të marrin komisionerët për një ditë është 33.50 euro. Ata do të ndjekin 3 ditë trajnim dhe do të punojnë ditën e zgjedhjeve. Në total komisionerët do të paguhen 134 euro për katër ditë pune.

“Kemi marrë vendim për buxhetin si tërësi, dhe kemi kërkuar në bazë të njësive kërkuese që të rritet buxheti edhe për komisionerët. Ka një rritje të pagesës për komisionerët në vlerë 30-33%”, deklaroi Ilir Gashi për RTV Dukagjinin.

Por, komisionarët, të cilët caktohen nga secili subjekt politik në Kosovë, sipas Valmir Ismailit nga Demokracia Plus, duhet t’i ndjekin trajnimet dhe jo të ndodhë si në të kaluarën.

Sipas Ismailit, partitë duhet të nominojnë njerëz kompetent dhe trajnimet të jenë të nivelit të lartë.

“Do të duhej të kishte një përkushtim më të madhe nga subjektet politike për të nominuar si komisionerë personat kompetentë dhe po ashtu të kishte një përkushtim më të madhe nga KQZ-ja që të ketë një trajnim sa më të mirë të komisionerëve. Atëherë konsideroj se kjo ngritje e pagesës për komisionerët nuk do të ishte problematike”, deklaroi Valmir Ismaili.

Sipas planifikimit të KQZ-së do të angazhohen  16.800 komisionerë dhe 2,700 kryesues të vendvotimeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?