Rohani: Nuk bisedoj me Donald Trump pa u hequr sanksionet

Rohani: Nuk bisedoj me Donald Trump pa u hequr sanksionet

Irani nuk do të flasë me Shtetet e Bashkuara nëse ato nuk i heqin të gjitha sanksionet kundër Republikës Islamike, tha presidenti iranian, Hassan Rohani. Deklarata vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është i hapur për takim me Rohanin “në rrethana të duhura”. Në një fjalim të transmetuar të martën në televizionin shtetëror […]

Irani nuk do të flasë me Shtetet e Bashkuara nëse ato nuk i heqin të gjitha sanksionet kundër Republikës Islamike, tha presidenti iranian, Hassan Rohani. Deklarata vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është i hapur për takim me Rohanin “në rrethana të duhura”.

Në një fjalim të transmetuar të martën në televizionin shtetëror iranian, Rohani tha se Irani është i gatshëm për bisedime, porse “fillimisht, SHBA-ja duhet t’i heqë të gjitha sanksionet e paligjshme dhe të padrejta, të vendosura kundër Iranit”. Rohani përsëriti se vendi i tij “nuk ka dashur kurrë armë bërthamore” dhe shtoi se Teherani do të vazhdojë të tërhiqet nga angazhimet që i parasheh marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nëse interesat e Iranit “nuk janë të garantuara”.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur qëkur Uashingtoni, vitin e kaluar, është tërhequr nga marrëveshja bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore dhe ka vendosur sanksione të ashpra mbi ekonominë iraniane. Pesë nënshkrueset e tjera, përfshirë Francën, Britaninë dhe Gjermaninë, mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes, me të cilën Teherani ka rënë dakord të zvogëlojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani, megjithatë, ka filluar të tërhiqet nga disa angazhime që i kërkon marrëveshja. Trump, duke folur në mbyllje të samitit të Grupit të Shtatë Vendeve më të Industrializuara (G7), të hënën në Francë, tha se do të pajtohej të takohej me Rohanin nëse “rrethanat janë të duhura ose të drejta”. Ai gjithashtu tha se ka “ndjenjë të mirë” në lidhje me perspektivën e një marrëveshjeje të re bërthamore me Iranin. /Rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?