Rasti i mafiozit Curri – Olluri: Vjosa duhet t’i tregojë qytetarëve pse nuk votoi pro mbylljes së kazinove

Rasti i mafiozit Curri – Olluri: Vjosa duhet t’i tregojë qytetarëve pse nuk votoi pro mbylljes së kazinove

Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duhet të sqarohet publikisht pse kishte munguar në Kuvendin e Kosovës, kur ishte miratuar një nga projektligjet e rëndësishme të Kosovës, “Projektligji për mbylljen e lojërave të fatit”. Derisa gjatë kohës së shqyrtimit të projektligjit për mbylljen e kazinove, Osmani […]

Derisa gjatë kohës së shqyrtimit të projektligjit për mbylljen e kazinove, Osmani nuk ka qenë e zëshme pro mbylljes se tyre.

Kështu që në ditën e votimit, emri i Vjosa Osmanit nuk kishte figuruar të ketë votuar për këtë projektligj. Ajo ishte regjistruar në mesin e deputetëve “jo prezentë”, shkruan Gazeta Insajderi.

Olluri, në emisionin Debat Plus, në Tv Dukagjini ka thënë se qytetarët dhe elektorati i Vetëvendosjes duhet ta dijë këtë të vërtetë.

“Është në Kuvend votimi për ndalimin e kazinove dhe bastoreve, ku njëri prej pronarëve është edhe kushëriri i Vjosa Osmanit, Ismet Osmani i njohur si “Curri”, është Vjosa Osmani që nuk ka marr pjesë dhe nuk ka votuar as pro, as kundër dhe e përsërisë prapë se është i asaj familje, por është një çështje që elektorati i VV-së, qytetarët e Kosovës kanë drejt me e ditë të vërtetën pse nuk ishte në atë seancë dhe pse nuk votojë pro mbylljes së kazinove dhe bastoreve, le ta sqaron publikisht”, ka thënë Olluri.

Ish-deputetja e LDK-së, tashmë e kandiduar për kryeministre janë kushërinj me Ismet Osmanin i njohur si “Curri” dhe njëri ndër njerëzit më të mistershëm të botës së biznesit. Ai njihet për bizneset e tij edhe jashtë Kosovës, në Çeki.

Policia e Kosovës, dy muaj pasi që kishte miratuar projekt ligjin për ndalimin e kazinove dhe bastoreve kishte arrestuar ‘Currin’ me një grup personash nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’ që kanë pasur për qëllim “në mënyrë të kundërligjshme – jo proporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).

Dëmi i përgjithshëm që dyshohet se ky grup i ka shkaktuar vendit me aktivitete kriminale, tejkalon vlerën prej 6 milionë eurosh.

 Kujtojmë se edhe Periskopi ka raportuar për mungesën  e saj në këtë seancë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?