Policia e Hong Kongut shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Policia e Hong Kongut shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Policia e Hong Kongut ka hedhur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve që ishin mbledhur përreth ndërtesës kryesore të qeverisë, duke bërë që të rriten tensionet mes dy palëve në fundjavën e trembëdhjetë të protestave. Të shtunën, protestuesit ishin veshur me rroba të zeza dhe ishin pajisur me gazmaska, helmeta dhe mbrojtëse të trupit. Para […]

Policia e Hong Kongut ka hedhur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve që ishin mbledhur përreth ndërtesës kryesore të qeverisë, duke bërë që të rriten tensionet mes dy palëve në fundjavën e trembëdhjetë të protestave.

Të shtunën, protestuesit ishin veshur me rroba të zeza dhe ishin pajisur me gazmaska, helmeta dhe mbrojtëse të trupit. Para se të mblidheshin para ndërtesës së qeverisë, ata marshuan nëpër disa rrugë, pavarësisht ndalesës së vendosur nga policia.

Policët hodhën gaz lotsjellës nga pjesa e brendshme e kompleksit qeveritar, duke i mbushur me gaz rrugët përreth ndërtesës. Në orët e fundit të ditës, protestuesit u panë duke u fshehur pas barrikadave dhe nën çadra. Disa prej tyre hodhën gurë dhe bomba benzine dhe ua vunë flakën barrikadave.

Kjo është fundjava e 13-të me radhë e protestave në Hong Kong. Ato u nxitën nga projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Autoritetet lokale, të mbështetura nga Pekini, i nisën arrestimet masive të protestuesve, përfshirë edhe figurat e njohura të kryengritjes.

Disa përballje të policisë me protestuesit kanë qenë të dhunshme dhe policia i ka rrahur protestuesit. Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka paralajmëruar se do ta sjellë një ligj që ia jep të drejtën qeverisë për t’i shtypur protestat, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?