Pacolli: A e dini sa drekat e darkat i kam shtru në hotel timin për Albin Kurtin e Isa Mustafën

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, sonte i pyetur në Pressing pse para dy viteve i ishte bashkuar në momentin e fundit koalicionit PAN, Pacolli dha arsyet e tij, transmeton Periskopi. Pacolli tha se i kishte rënë pishman që i ishte bashkuar koalicionit PAN. Behgjet Pacolli thotë se sa drekën e darkën e kishte shtruar në […]
Pacolli tha se i kishte rënë pishman që i ishte bashkuar koalicionit PAN.
Behgjet Pacolli thotë se sa drekën e darkën e kishte shtruar në hotel të tij, dhe në fund Albin Kurti e Isa Mustafa nuk arritën marrëveshje.
‘A e dini sa drekat e darkat i kam shtru në hotelin tim për ta ulur Albin Kurtin e Isa Mustafën për dialog dhe të arrijnë një kompromis. Njëri ka ardh, e tjetri s’ka ardhë. Kam përgatit edhe dhomë për ta, që te takohen sy më sy. Në fund ju kam dhënë ultimatum që nëse brenda 2 muajve nuk ndodh marëveshja mes jush,më duhet të gjejë zgjidhje tjetër’’, tha Pacolli.
Për këto zgjedhje, Pacolli thotë se nuk vija të kuqe me asnjë parti, ndërkohë që tashmë koalicion ka lidhur me Nismën Social Demokrate dhe Partinë e Drejtësisë/PERISKOPI/












