Osmani: Na takon Kryeministri sepse ne kemi përvojë, VV ta dëshmojë me vepra e jo me fjalë bashkëpunimin me ne

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo parti pret që Vetëvendosje t’i bashkohet në koalicion, por se kryeministri i takon LDK’së. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani ka thënë se LDK pret që Vetëvendosje ‘ta dëshmojë bashkëpunimin dhe respektin reciprok edhe me vepra, e jo veç me […]

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo parti pret që Vetëvendosje t’i bashkohet në koalicion, por se kryeministri i takon LDK’së.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani ka thënë se LDK pret që Vetëvendosje ‘ta dëshmojë bashkëpunimin dhe respektin reciprok edhe me vepra, e jo veç me fjalë’, shkruan Periskopi.

Ajo ka thënë se LDK është e bindur që do t’i fitojë zgjedhjet dhe se duhet të udhëheq me Qeverinë, sepse siç shprehet ajo “LDK ka përvojë në qeverisje’.

“Ne i kemi ftuar Vetëvendosjen që t’na bëhen bashkë në këtë proces të ndryshimit historic që po e pret Republikën e Kosovës.  Megjithatë, po ashtu ka pasur mendim unanim në Këshillin e Përgjithshëm që Qeveria duhet të drejtohet nga LDK’ja jo vetëm shkaku i përvojës në qeverisje por edhe për shumë arsye të tjera që i kemi shtjelluar sot në Këshillin e Përgjithshëm. Bashkëpunimi mund të ndodhë vetëm në qoftëse ka respekt reciprok, vetëm nëse ka qëllime të sinqerta dhe unë shpresoj shumë se ashtu sic i kemi dëshmuar në Këshillin e Përgjithshëm sot ne, por edhe në takimet që ka pasur kryetari i LDK’së, Mustafa me kryetarin e Vetëvendosjes ashtu presim që t’i dëshmojë edhe Lëvizja Vetëvendosje, pra t’i dëshmojë edhe në vepër e jo me fjalë”, ka thënë Osmani. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?