Olluri: Vjosa Osmani nuk pyetet në LDK, tjerët vendosin aty

Gazetari Parim Olluri tha se zyrtarët e VV dhe LDK kanë mashtruar opinionin duke bërë kinse po shkojnë bashkë në koalicion edhe pse e kanë ditur se kjo nuk do ndodhë. Olluri tha se më së paku ky është “Koalicion i shpresës”. Sipas tij ky koalicion nuk mund të quhet i shpresës pasi që ishte […]
Olluri tha se më së paku ky është “Koalicion i shpresës”.
Sipas tij ky koalicion nuk mund të quhet i shpresës pasi që ishte LDK që ka qenë në pushtet dhe është e përfshirë në korrupsion.
Olluri në Debat Plus në RTV Dukagjini tha se Albin Kurti nuk do të lejonte që shef i koalicionit të jetë Lutfi Haziri.
Ai përmendi edhe persona tjerë me ndikim si Agim Veliu, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri dhe zyrtarë tjerë me ndikim në LDK.
Sipas tij Vjosa Osmani do të ishte një kryeministre kukull pasi që në LDK marrin vendime njerëz me peshë në LDK e jo Osmani.












