O’Connell: Çështja e të zhdukurve të mos keqpërdoret gjatë fushatës

O’Connell: Çështja e të zhdukurve të mos keqpërdoret gjatë fushatës

OJQ-ja “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur” ka organizuar mëngjesin e sotëm konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Me këtë rast u tha se duhet bërë me tepër për zbardhjen e fatit të 1653 personave të zhdukur në Kosovë, teksa u adresuan kritika ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare […]

Me këtë rast u tha se duhet bërë me tepër për zbardhjen e fatit të 1653 personave të zhdukur në Kosovë, teksa u adresuan kritika ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare për mos seriozitet në zbardhjen e kësaj çështje.

Bashkëthemeluesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini duke përmendur mos gjetjen edhe 20 vite pas luftës të personave të zhdukur adresoi kritika të ashpra ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare, teksa tha se këta të fundit nuk kanë seriozitet për zbardhjen e te zhdukurve.

“Nuk po merren seriozisht zbardhja e personave të zhdukur. Nuk ka seriozitet ende as nga ndërkombëtarët as nga vendorët për zbardhjen e personave të vdekur. Por, ndërkombëtarët na kanë më shumë borxh se kanë imazhe satelitore”, tha ai.

Bashkëthemeluesi tjetër i QBPZH-së Morad Trifunoviq,  gjithashtu pati kritika për mos interesimin e politikës për zbardhjen e kësaj çështje, por tha se ata asnjëherë nuk do të ndalen deri të gjejnë personin e fundit të zhdukur.

“Ne kurrë nuk do të ndalim deri të gjejmë personin e fundit, interesimi i politikanëve është i vogël, pasi nuk kanë interes për të zgjidhur problemin e personave të zhdukur”, tha ai

Pjesë e kësaj konference ishin edhe dy ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett dhe ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Të dy theksuan se duhet të bëhet më tepër për zbardhjen e personave të zhdukur.

Ambasadori O’Connell tha se duhet të bëhet me tepër që zbardhet çështja e personave të zhdukur, teksa iu bëri thirrje politikanëve që mos të keqpërdorin këtë çështje për arsye politike në fushatën zgjedhore, sepse sipas tij njerëzit janë lodhur nga kjo.

“Duhet të bëjmë çmos që të zbardhet çështja e personave të zhdukur. Është shumë e rëndësishme që ne që kemi fuqi në këtë fushë të bëjmë çmos për zbardhjen e personave të zhdukur. Qeveritë në Ballkan kanë dhënë zotimin se kjo çështje mos të keqpërdorët për arsye politike. Është më së lehti që në fushatën zgjedhore të prezantohesh si patriot i madh, mendoj që njerëzit janë lodhur nga kjo”, tha ai Ndërsa, ambasadori amerikan Philip Kosnett duke përmendur procesin zgjedhor në Kosovë edhe në Serbi, u kërkoi Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë përparimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përparimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Unë inkurajoj politikën më dy vendet ku janë më prag të zgjedhjeve të iu tregojnë qytetarëve se çka duhet bërë për persona të zhdukur.

Ndërkaq, përfaqësuesja e ambasadës së Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex Gacaferri iu bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë përpjekje më të mëdha për zbardhjen e personave të zhdukur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?