Një muaj paraburgim për personin që nuk i dha ndihmën e parë gruas në Pejë

I dyshuari R.A., i cili nuk i dha ndihmën e parë gruas në Pejë e që e njëjta më pas ndërroi jetë, do të mbahet në paraburgim për një muaj. Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe në vendim thuhet se R.A., kishte mundur ta ndihmonte të ndjerën pa i shkaktuar rrezik […]
I dyshuari R.A., i cili nuk i dha ndihmën e parë gruas në Pejë e që e njëjta më pas ndërroi jetë, do të mbahet në paraburgim për një muaj.
Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe në vendim thuhet se R.A., kishte mundur ta ndihmonte të ndjerën pa i shkaktuar rrezik vetes.
“Pasi që i pandehuri ishte takuar me viktimën për të pirë kafe, e me të cilën kishte bashkëjetuar për tre muaj në fillim të vitit 2019, të njëjtën e kishte marrë me veturë dhe derisa asaj i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore në veturën e tij, e ndal veturën në një trotuar dhe ik nga aty duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme e ndërkohë viktima gjendet e vdekur në atë vend”, thuhetr në njoftimin e gjykatës.
Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës.












