Nisma del nga koalicioni me VV-në në Prizren: Haskuka është ‘fëmijëror’ dhe kukull

Nisma del nga koalicioni me VV-në në Prizren: Haskuka është ‘fëmijëror’ dhe kukull

Nisma Socialdemokrate bën të ditur se ka dalur nga koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen në Prizren, shkruan Periskopi. Përmes një komunikate të lëshuar për media, dega e Nisma’s në Prizren ka thënë se kanë dalur nga kolicioni për shkak të vendimit të kryetarit Mytaher Haskuka, i cili e shkarkoi nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Arsimit […]

Përmes një komunikate të lëshuar për media, dega e Nisma’s në Prizren ka thënë se kanë dalur nga kolicioni për shkak të vendimit të kryetarit Mytaher Haskuka, i cili e shkarkoi nga detyra drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.

“Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotsonin kushtet dhe nuk kishin përgaditje profesionale ishte i papranuar për përfaqsuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotsonte dëshirat e sëmuara të individëve të papërgjegjëshëm”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë i tyre:

Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe nismëtarë të Prizrenit. Veprimet prej një infantili politik të z.Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të.

Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetvetja dhe që menaxhohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë! Konkursi i fundit në DKA që udhëhiqej nga z. Gani Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj.

Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotsonin kushtet dhe nuk kishin përgaditje profesionale ishte i papranuar për përfaqsuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotsonte dëshirat e sëmuara të individëve të papërgjegjëshëm.

Drejtori i DKA-së në Prizren Gani Gërmizaj ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 UD në shkolla, poashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të denuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z.Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem.

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren mendon se kandidatët që janë nënshtruar precedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlerësuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe ti presin nxënsit, njē numër i madh i tyre me shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kan iden se çka dmth kjo!

NISMA në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozit do të vazhdoi të mbetet e sinqertë, korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor si dhe në shërbim të qytetarëve, njofton zyra për informim e Nisma-s Socialdemokrate në Prizren.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?