Nexhmedin Spahiu ia krijon kabinetin qeveritar Albin Kurtit, i jep Trajkoviqit ministrinë më të rëndësishme

Nexhmedin Spahiu ia krijon kabinetin qeveritar Albin Kurtit, i jep Trajkoviqit ministrinë më të rëndësishme

Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur nga Mitrovica, ka bërë një postim në Facebook në lidhje me zhvillimet politike në vend. Ai ka përpiluar kabinetin qeveritar potencial të Albin Kurtit pas arritjes së marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor. Nuk dihet nëse z.Spahiu ka informacione shtesë për një gjë të […]

Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur nga Mitrovica, ka bërë një postim në Facebook në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Ai ka përpiluar kabinetin qeveritar potencial të Albin Kurtit pas arritjes së marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor.

Nuk dihet nëse z.Spahiu ka informacione shtesë për një gjë të tillë, apo lista e ministrave është përpiluar sipas dëshirës së tij personale.

Spahiu e ka vendosur Avdullah Hotin në rolin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa në dy pozitat poshtë Kurtit ndodhen Kujtim Shala i LDK-së dhe Nenad Rashiq nga komuniteti serb.

Ai e ka ulur numrin e ministrive nga 20 në 14, gjashtë prej të cilave ia jep Vetëvendosjes dhe pesë të tjera LDK-së.

Çudia në kabinetin e Kurtit sipas Spahiut është veçanërisht te Rada Trajkoviq e cila do të marrë njërën prej ministrive më të rëndësishme, atë të Shëndetësisë.

Spahiu e ka vendosur ndërkohë Jahja Kokën në rolin e ministrit të Arsimit ndërsa Donika Gashin në rolin e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Sami Kurteshit i jep ministrinë e Drejtësisë e cila në qeverisjen e fundit u udhëhoq nga Abelard Tahiri i PDK-së.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Qeveria Albin Kurti
1.Kujtim Shala – zv/kryeministër dhe M. jashtëm dhe integrimeve Evropiane dhe Diasporës (3 ministri te integruara) (LDK)
2. Nenad Rašić – zv/kryeministër dhe M. Ambientit (Opozita Serbe e Bashkuar)
3. Sami Kurteshi – Drejtësia (VV)
4. Besnik Bislimi – Financat (VV)
5. Prof.Dr.Jahja Kokaj– Arsimi (VV)
6. Donika Gashi -Kultura (VV)
7. Xhelal Sveçla– Brenshme (VV)
8. Albulena Haxhiu – Infrastruktura (VV)
9. Arban Abrashi – Mirëqenies Sociale (LDK)
10. Anton Quni – FSK (LDK)
11. Hykmete Bajrami – Tregetise dhe Industrise dhe Zhvillimit ekonomik (2 ministri te integruara) (LDK)
12. Lirije Kajtazii – Administratës Publike dhe Administrimit të pushtetit Lokal dhe kthimit e komuniteteve (3 ministri të integruara) (LDK)
13. Rada Trajković – Shëndetësisë (Opozita Serbe e Bashkuar)
14. Rasim Demiri-Bujqësisë (Vakat).
Kryetar Parlamenti: Avdullah Hoti

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?