Nepotizmi i Vjosa Osmanit: Burrin në MPJ, motrën në ATK

Nepotizmi i Vjosa Osmanit: Burrin në MPJ, motrën në ATK

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, do ta ketë të vështirë të flasë për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, sepse ajo nuk është pa mëkate në këtë aspekt. Osmani, e cila ka filluar të flasë për “kthimin e shpresës” dhe “shtetin e kapur”, tashmë kur fushata paraelektorale ka filluar, në realitet […]

Osmani, e cila ka filluar të flasë për “kthimin e shpresës” dhe “shtetin e kapur”, tashmë kur fushata paraelektorale ka filluar, në realitet nuk ndryshon asgjë me politikanë tjerë që kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre politike për përfitime personale, shkruan Periskopi.

Opinioni publik ka filluar të kërkojë llogari për punësimet e familjarëve të saj në institucione publike.

Bëhet fjalë për bashkëshortin e saj dhe motrën e saj.

Ministria e Jashtme dyshohet se ka graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun, të cili i është dhënë grada diplomatike ministër, si dhe i është dhënë mandati 4-vjeçar në Shkup.

Ai është ngritur në detyrë nga Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, më 15 korrik të këtij viti, i cili e ka emëruar në këtë pozitë pa u dhënë rekomandimi nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj.

Prenkaj i ka kërkuar Ministrit Pacolli që ta shqyrtojë vendimin për gradimin e Prindon Sadriut, duke përmendur ligjet në fuqi për të cilat ai ka gjetur shkelje në vendimin për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

Ai ka sqaruar se vendimi i takon vetëm Ministrit të Jashtëm, por mbështetur vetëm në vlerësimin Drejtorit të Përgjithshëm, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast.

Rasti tjetër i nepotizmit që lidhet me Vjosa Osmanin është punësimi i motrës së saj, Iliona Osmani-Mrasori, si inspektore tatimore në Administratën  Tatimore të Kosovës.

Ajo është në mesin e 20 personave që janë punësuar në konkursin e fundit në ATK, i shpallur në mars të vitit 2019. Ajo ka nënshkruar kontratën tashmë dhe të hënën pritet t’ia fillojë punës.

Për këto 20 vende pune kishin konkurruar afër 2.000 veta, ndërsa në testin me shkrim ishin ftuar 512 kandidatë që i kishin plotësuar kushtet minimale të kërkuara në konkurs.

Në listën e kandidatëve të zgjedhur si inspektorë në ATK, motra e Vjosa Osmanit ishte renditur e 15-ta./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?