Në prag të fushatës Limaj vendos të relaksohet në odë, dëgjon këngë për Adem Jasharin

Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas angazhimeve të shumta për fushatë, ka vendosur që mbrëmjen e së shtunës ta kalojë në odë. Limaj shihet duke u relaksuar teksa dëgjon këngë kushtuar Komandantit legjendar, Adem Jasharit, shkruan Periskopi. I ulur në një qoshe, Limaj në shoqërinë e miqve relaksohet para zgjedhjeve të cilat do të […]
Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas angazhimeve të shumta për fushatë, ka vendosur që mbrëmjen e së shtunës ta kalojë në odë.
Limaj shihet duke u relaksuar teksa dëgjon këngë kushtuar Komandantit legjendar, Adem Jasharit, shkruan Periskopi.
I ulur në një qoshe, Limaj në shoqërinë e miqve relaksohet para zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 6 tetor.
Kujtjojmë se Nisma në zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të shkojë e vetme. Ata kanë nënshkruar koalicion me AKR-në e Behjget Pacollit dhe me PD’në. Këtë koalicion ata e dorëzuan dje në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve pasi që ishte afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore./Periskopi/













