Nagavci e VV’së: Albinin s’e japim

Ish-deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook thotë se Albin Kurti do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme. Ajo thotë se VV edhe kësaj here do të angazhohet për ckapjen e shtetit dhe se ‘aktivistët s’mund të tërhiqen tani kur fitorja është afër’. Keshtu shkruan ne FB: Posti i Kryeministrit […]
Ish-deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook thotë se Albin Kurti do të jetë në krye të qeverisë së ardhshme.
Ajo thotë se VV edhe kësaj here do të angazhohet për ckapjen e shtetit dhe se ‘aktivistët s’mund të tërhiqen tani kur fitorja është afër’.
Keshtu shkruan ne FB:
Posti i Kryeministrit s’duhet të jetë problem dhe as pikë ndarëse.
Ndryshimet janë të domosdoshme, e ato vinë nga ata që s’janë dorëzuar e thyer në situata të ngjajshme në të kaluarën.
Nuk mund të heqësh dorë nga diçka për të cilën je angazhuar gjatë gjithë kohës me shumë punë, me përkushtim e mjaft sakrifica.
Betejat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! s’kanë qenë të lehta, aktivistët s’janë dorëzuar asnjëherë, e s’mund të tërhiqemi as tani kur fitorja është kaq afër.
Edhe kësaj here LV! angazhohet për çkapje të shtetit e për luftimin e krimit e korrupsionit së pari, për të vazhduar me zhvillimin e vendit e ngritjen e cilësisë në arsim, përmirësimin e sistemit të shëndetësisë dhe jetës së qytetarëve.
Ështē koha të realizojmë ndryshimin, jo vetëm të dëgjojmë premtime për ndryshim.
Është koha për qeverisjen e Albin Kurtit.












