Mustafa thotë se Vetëvendosje nuk mund t’i tregojë LDK’së se kë ta ketë kandidat për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nominimi i zonjës Vjosa Osmani për postin e kryeministres ishte një vendim që tregoi për kulturën e komunikimit brenda LDK-së. Për rrjedhojë Mustafa ka thënë se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje pa kandidaten […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nominimi i zonjës Vjosa Osmani për postin e kryeministres ishte një vendim që tregoi për kulturën e komunikimit brenda LDK-së. Për rrjedhojë Mustafa ka thënë se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje pa kandidaten e saj për Kryeministër, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë për koalicion paszgjedhor nëse nuk zgjidhet kjo çështje paraprakisht.
Mustafa ka thënë se, LDK është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, me përjashtim të PDK-së, me të cilën Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur të mos ketë koalicion.
Bota sot e ka pyetur Mustafën edhe për ‘hatërmbetjen’ e Vetëvendosjes për emrin e Vjosa Osmanit për kryeministre. Ai ka thënë se s’mund t’ia përcaktojë asnjë parti njëra-tjetrës kandidatin për kryeministër.
“Jemi subjekte të mëdha politike. Prandaj nuk ka vend që njëra t’ia përcaktoj tjetrës kandidatin për Kryeministër. Por, duhet të respektim i ndërsjellë. Vjosën e kemi caktuar kandidate të LDK-së për Kryeministre. Natyrisht, jo kandidate të VV. Ndërkaq, koalicionin parazgjedhor me VV e bëjmë vetëm duke e pasur kandidatin tonë për Kryeministër. Në qoftë se nuk pajtohemi, mbetet të konkurrojmë veç e veç, me mundësi për koalicion paszgjedhor”, ka thënë Mustafa, intervistën e plotë të të cilit, mund ta lexoni këtu./Periskopi/












