Mustafa pesimist për ndonjë marrëveshje me VV’në: S’kemi zgjidhje, pos të kandidojmë veç e veç

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka thënë se ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshjen me Vetëvendosjen lidhur me koalicionin parazgjedhor mes dy partive. Ai para gazetarëve ka thënë se duke parë bisedat deri tani, nuk ka zgjidhje tjetër, pos të konkurrojnë veç e veç. Mustafa thotë se me Vetëvendosjen kanë ide […]
Ai para gazetarëve ka thënë se duke parë bisedat deri tani, nuk ka zgjidhje tjetër, pos të konkurrojnë veç e veç.
Mustafa thotë se me Vetëvendosjen kanë ide të përbashkëta, por koalicioni bëhet vetëm në një ambient ku LDK do ta kishte kryeministrin, duke shtuar se çdo zgjidhje tjetër i dërgon në rrugën që të konkurrojnë veç e veç.
“Nuk kemi ndonjë çështje tjetër për të cilët ne nuk jemi pajtuar, por posti i kryeministrit është ai që po e zhagit këtë proces dhe po e pamundëson marrëveshjen. Ne duhet ta kemi timonin për një koalicion qeverisës”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se nëse nuk do të kenë koalicion parazgjedhor, kanë lënë mundësi që koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve.
“Në të gjitha bisedat kemi potencuar që nëse tani nuk mund ta bëjmë koalicionin ne duam të lëmë hapësirë për koalicion pas zgjedhjeve. Ne nuk duam partner tjetër pos VV-së, nuk do të bëjmë me askënd tjetër koalicion”, ka përfunduar Mustafa.
Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike do të mund të lidhin koalicionet parazgjedhore.












