Muhaxheri: Nuk pres të jem në listën për deputet

Muhaxheri: Nuk pres të jem në listën për deputet

Kryetari i Pejës dhe anëtari i kryesisë qendrore të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ftuar në “Radio 1”, ka folur për aktualitetin politik me theks të veçantë zhvillimet e mundshme në raportin LDK-VV. Muhaxheri ka thënë se LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre dhe kandidatura është e panegociueshme. Muhaxheri ka lënë hapur të gjitha […]

Muhaxheri ka thënë se LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin për kryeministre dhe kandidatura është e panegociueshme. Muhaxheri ka lënë hapur të gjitha mundësitë e tjera për ujdi me VV-në.

“Është e qartë që LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin dhe kandidatja jonë nuk mundet të negociohet në çështjen e kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Të gjitha opsionet e tjera janë të hapura dhe ka mundësi t’i diskutojmë deri më 30 gusht kur përfundon afati për koalicione” deklaroi Muhaxheri.

I pyetur nëse ai personalisht do jetë pjesë e listës për zgjedhjet nacionale, Muhaxheri ka dhënë këtë përgjigje.

“Besoj që nuk do jem në listë. Nëse kryesia e LDK-së vendos që të jem, normal që duhet të dal. Nga dega jo. Ne nga dega i kemi tre kandidatë të suksesshëm që kanë qenë edhe deputetë, janë, Kujtim Shala, Besa Gaxheri dhe Ramiz Kelmendi”, tha Muhaxheri për “Radio 1”.

Kryetari i Pejës ka folur edhe për mundësitë e ndonjë bashkëpunimi paszgjedhor edhe me subjektet e tjera siç janë koalicioni AAK-PSD apo Nisma-AKR.

“Duhet pritur të reflektoj secila palë. Është vendimi i Kushtetueses që e favorizon fituesin e garës ta formojë qeverinë dhe kjo frymë po imponon koalicione dhe po krijon frymë jo të mirë. Besoj për këtë se raporti i forcave të pas 6 tetorit do imponojë ndoshta edhe koalicione të tilla të tjera. Për ne ka qenë i pëlqyer me Vetëvendosjen dhe kjo për rifunksionalizimin e shtetit”, shtoi Muhaxheri.

Duke ju përgjigjur pyetjes se a ka ujdi mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit sa i përket qëndrimit për ndryshim territoresh Kosovë-Serbi, Muhaxheri ka thënë se është qëndrim i LDK-së, i votuar tashmë se nuk ka ndryshim territoresh.

“Nuk negociohet territori i Republikës së Kosovës. Mund të fliten tema të tjera, por shkëmbimi jo. Është qëndrim i LDK-së dhe kjo dihet”, përfundoi Muhaxheri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?