Mirena: Isa Mustafa arriti ta menaxhoj LDK-në dhe Albin Kurtin me të njëjtën strategji

Analisti, Ilir Mirena ka thënë në Debat Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se i gjithë diskutimi mes LDK-së dhe VV-së ka qenë një farsë dhe se Isa Mustafa ka arritur që të menaxhoj situatën brenda LDK-së dhe po ashtu të njëjtën e ka bërë ehe me Albin Kurtin, përcjellë Periskopi. Po ashtu ai e […]
Po ashtu ai e përmendi edhe propozimin e Kurtit për LDK-në për të cilin tha se njeriu i dytë në VV, Glauk Konjufca ishte kundër.
“Çka e propozoi Kurti bie ndesh me njeriun e dytë të VV-së. Të njejtën e tha edhe Isa Mustafa sot, krejt cka ka ndodh mes VV dhe LDK-deri më sot ndodhta na përgënjeshtrojnë, por nuk besoj se për kaq kohë munden me na befasu, por une po besoj që krejt kjo ka qenë një farsë, sepse ne që i kemi përcjellë aktivitetin e tyre, nuk beposjmë që këta kanë me mujt me gjet diçka të përbashkët për me mujt me kandidu bashkë. Isa Mustafa është tregu një mjeshtër i vërtetë sepse përpos që arriti t’i pajtoj gjakrat brenda LDK-së, ku patë gjuajtje me karrike, aty arriti ta nxjerr Vjosa Osmanin, arriti ta anashkaloj eksponentët më të fuqishëm, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, mënyrën e njëjtë qysh i ka përdorë edhe menaxhu Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun, ka arrit me menaxhu edhe Albn Kurtin, për mendimin tem z.Kurti ka humb shumë pikë të anëtarësia e vet. Në momentet e fundit krejt është lanë përshtypja që ai ka njëfarë përulje ndaj Isa Mustafës”, tha Mirena. /Periskopi












