“Mirë je veç qetësohu” – menjëherë pas këtyre fjalëve të Kukës, Loriana e rrëzon me ippon britaniken

“Mirë je veç qetësohu” – menjëherë pas këtyre fjalëve të Kukës, Loriana e rrëzon me ippon britaniken

Loriana Kuka ka fituar me ippon ndeshjen kundër xhudistes britanike, Natalie Powell, në Kampionatin Botëror të xhudos, që është duke u zhvilluar në Tokio. Tani, Kukës i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar medaljen e bronztë, shkruan Periskopi. Në pamjet e mëposhtme, para se Loriana ta rrëzojë Powellin me ippon, Driton Kuka dëgjohet […]

Tani, Kukës i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar medaljen e bronztë, shkruan Periskopi.

Në pamjet e mëposhtme, para se Loriana ta rrëzojë Powellin me ippon, Driton Kuka dëgjohet vazhdimisht duke i dhënë intruksione studentes së tij.

Disa momente para rrëzimit të britanikes, Kuka dëgjohet bërtitur: “Mirë je veç qetësohu.”

Menjëherë pas këtyre fjalëve, 22-vjeçarja triumfon me ippon.

Këtë moment mund ta shikoni në videon e mëposhtme te minuta 6:05. /Periskopi.com/

Të fundit
Të ngjashme