Miftaraj – LDK’së dhe VV’së: Një këshillë pa pare, Thaçin s’mund ta shkarkoni nga posti i Presidentit

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizje Vetëvendosje, kanë filluar që të zotohen publikisht se do ta shkarkojnë Hashim Thaçin, nga posti i presidentit të vendit. Por, sipas njohësit të çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me mënyrat se si po synojnë LDK dhe VV. Miftaraj ka shtuar […]
Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizje Vetëvendosje, kanë filluar që të zotohen publikisht se do ta shkarkojnë Hashim Thaçin, nga posti i presidentit të vendit.
Por, sipas njohësit të çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me mënyrat se si po synojnë LDK dhe VV.
Miftaraj ka shtuar se presidenti mund të shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, nëse konstatohet se ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe nëse presidenti ka ‘rrshit’, në aspektin e problemeve mendore.
Ai në fund ka thënë se nëse LDK dhe VV, dëshirojnë që ta marrin ndonjë votë, duhet ta bëjnë këtë duke treguar ndonjë gjë të kapshme dhe praktike.
Postimi i plotë i tij:
Nje keshille pa pare per krejt ata qe po bejne fushate populiste:
Presidenti i Republikes ne baze te Kushtetutes, shkarkohet vetem nese Gjykata Kushtetuese e konstaton se i njejti ka kryer shkelje kushtetuese; dhe nese Presidenti i Republikes ka rrshit (medemek kur te lun ne kry) edhe me kusht qe nje komision i mjekeve e konstaton se tipi ka rrshit.
Keshtu qe nese doni me marr naj vote, kallxoni dicka te kapshme, dicka praktike, te zbatueshme.
Mu po me vjen marre per Juve.












