Mësohen emrat e personave që shtinë me armë, në Prishtinë

Të shtëna armësh janë dëgjuar dje rrugës për në Gërmi të Prishtinës, shkruan Periskopi. Kanë kaluar pak minuta, ndërsa forcat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo të dyshuarit janë larguar nga aty. Bëhet fjalë për Imer Ahmetin, i cili, sipas burimeve tona, dyshohet se ishte personi që shkrehu disa plumba në drejtim të […]
Të shtëna armësh janë dëgjuar dje rrugës për në Gërmi të Prishtinës, shkruan Periskopi.
Kanë kaluar pak minuta, ndërsa forcat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo të dyshuarit janë larguar nga aty.
Bëhet fjalë për Imer Ahmetin, i cili, sipas burimeve tona, dyshohet se ishte personi që shkrehu disa plumba në drejtim të Rruzhdi Ramadanit.
Periskopi mëson se Ahmeti dhe Ramadani janë persona me dosje të rënda kriminale.
Policia e Kosovës, ndonëse nuk i ka konfirmuar këto detaje, ka gjetur 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Gjatë gjithë këtij incidenti, asnjë person nuk ka pësuar lëndime, por nga tri predhat e armës së përdorur është dëmtuar një lokal.
Policia gjatë ditës ka konfirmuar për Periskopin rastin e gjuajtjes me armë.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit, ku ka ndodhë rasti”, kanë deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës./Periskopi/












