Media serbe: Inteligjenca amerikane po e përcjell Daçiqin për fushatën agresive kundër njohjes së Kosovës

Media serbe: Inteligjenca amerikane po e përcjell Daçiqin për fushatën agresive kundër njohjes së Kosovës

Ditë më parë një medium në Afrikën Qendrore ka zbuluar se si një agjent i Ivica Daciçit, i njohur me nofkën ‘Vlad’, ka blerë nga ministrja e Jashtme e Afrikës Qendrore për 340 mijë dollarë, letrën për çnjohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Një marrëveshje e tillë kishte ndodhur në Francë, në mes të […]

Një marrëveshje e tillë kishte ndodhur në Francë, në mes të muajit korrik të këtij viti. Më pas Daciç e kishte prezantuar para mediave në Serbi letrën e blerë nga Afrika Qendrore si arritje të diplomacisë serbe.

Megjithatë fushata agresive e Serbisë kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk ka shenja se mund të ndalet edhe përkundër presionit të ShBA’ve dhe thirrjes së fundit të vendeve të Quintit.

E një gjë e tillë duket se e ka vënë në lëvizje Washingtonin. Siç shkruan sot ‘srpski telegraf’, inteligjenca amerikane janë duke e përcjellë Ivica Dacicin për faktin se ai po udhëheq fushatën agresive kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Teksa citojnë burime diplomatike, shkruajnë se inteligjenca amerikane është duke u monitoruar nga afër secilën lëvizje të ministrit të Jashtëm të Serbisë.

Një vëzhgim i tillë i Dacicit nga shërbimet e inteligjencës amerikane, thuhet se po bëhet për të zbuluar personat që po lobojnë dhe shtetet eventuale të cilat po e përkrahin Serbinë në luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Ata po testojnë gjithçka, sepse çdo informacion sado i vogël , mund të jetë i dobishëm. Ata janë duke hulumtuar kontakte dhe kanë komunikime të shumta për të marrë informacione se kush janë lobistët, çfarë metoda po përdor Serbia dhe nëse dikush po e ndihmon për të bindur vendet e treta” ka thënë ky burim diplomatik për ‘srpski telegraf’, transmeton  Express.

Në letrën e fundit të vendeve të Quintit drejtuar Kosovës dhe Serbisë, është kërkuar heqja e taksës nga Prishtina, dhe ndalja e fushatës agresive nga Beogradi kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?