Më pak se dy orë kohë deri në mbyllje të afatit, deri më tani 3 koalicione janë dorëzuar në KQZ

Kur kanë mbetur më pak se dy orë kohë deri në mbylljen e afatit për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore 3 janë dorëzuar në Këshillin Qendror Zgjedhor. Koalicioni i parë i dorëzuar në KQZ ishte ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan […]

Kur kanë mbetur më pak se dy orë kohë deri në mbylljen e afatit për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore 3 janë dorëzuar në Këshillin Qendror Zgjedhor.

Koalicioni i parë i dorëzuar në KQZ ishte ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar në KQZ koalicionin të cilin ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur koalicion të fitores.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë është koalicioni i tretë i dorëzuar në KQZ dhe e konfirmuar si listë në zgjedhje.

Këto ditë më në spikamë ishte koalicioni i mundshëm midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje – por që nuk ndodhi.

Lidhja Demokratike e Kosovës e refuzoi propozimin e Vetëvendosjes për listë të përbashkët zgjedhore pa kandidatë paraprak për kryeministër.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës që nga dorëheqja e Haradinajt kanë deklaruar se do të shkojnë vetëm në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje edhe për këtë kohë sa ka mbetur apo 3 koalicionet e dërguara në KQZ do të jenë të vetmet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?