Mbretëreshës mund t’i kërkohet ta shpërndajë parlamentin britanik

Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë mund t’i kërkohet që të mërkurën të shpërndajë parlamentin. Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, gazetari me përvojë i BBC-së, Nick Robinson. Kryeministri Boris Johnson ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e shpërndarjes ose ndërprerjen e punimeve të legjislativit, për ta parandaluar atë në bllokimin e planeve të tij për […]
Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, gazetari me përvojë i BBC-së, Nick Robinson.
Kryeministri Boris Johnson ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e shpërndarjes ose ndërprerjen e punimeve të legjislativit, për ta parandaluar atë në bllokimin e planeve të tij për ta larguar Britaninë nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor.
“Duke dëgjuar se Mbretëreshës mund t’i kërkohet të shpërndajë parlamentin qysh sot,” tha Robinson, ish redaktor politik i BBC-së, transmeton Klan Kosova.












