Limaj nuk përjashton koalicion paszgjedhor me PDK’në

Limaj nuk përjashton koalicion paszgjedhor me PDK’në

Kryetari i NISMËS Socialdemokrate ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive.  Sipas Fatmir Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garoj me koalicion NISMA, AKR dhe PD Por, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë […]

Por, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Varësisht ofertave që kemi pasur të githë, kemi parë që interesi i kosovës është që nisma e akr të shkojnë së bashku” tha ai.

Ndërkohë i pari i NISMËS thotë se koalicioni që ai i prin do jetë një faktor në përbërjen e qeverisë së ardhshme.

“Një bosht politik i cili do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në skenën politike të Kosovës, po i vëmë themelet e një boshti politik që në të ardhmen do të jetë një faktorë vendimtar” tha Limaj për T7.

E ish bashkëpartiaku i Kadri Veselit thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Siç thotë ai, pas zgjedhjeve do të shihen programet dhe interesat e përbashkëta të koalicionit që ai udhëheq me partitë që pretendojnë të udhëheqin vendin.

“Forcat politike e cila e merr besimin si forcë e parë politike, e ka të drejtën e mandatarit dhe për të përzgjedhur partnerë, e ne do të jemi aty për të shikuar ofertat e forcës politike që ka dalë e para, e pas asaj duke parë mundësitë e realizimit të programit tonë, atëherë ne e marrim vendimin të bashkohemi apo jo me partinë e parë që do të dilte nga zgjedhjet” shtoi ai.

Ndërkohë ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se përfundimi i mandatit të  qeverisë Haradinaj ka qenë i mirëseardhur.

“Ka pasur punë të mira, ka pas punë të lanë në gjysmë, ka pas punë që nuk janë kryer, është mandat i shkurtër 2 vjeçar vetë përmbyllja dhe fundi si i ka ardhur kësaj qeverie tregon që vendi ka pasur nevojë të shkojë në zgjedhje” tha Limaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?