Lëkundet koalicioni i VV-së në Prizren: Drejtori i shkarkuar akuzon Haskukën

Lëkundet koalicioni i VV-së në Prizren: Drejtori i shkarkuar akuzon Haskukën

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren e cila për kryetar komune e ka Mytaher Haskukën është pranë lëkundjes se koalicionit qeverisës me partinë Nisma Socialdemokrate. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkarkuar drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj, i cili ka qenë drejtor nga koalicioni i Nismës Socialdemokrate. Haskuka në një postim në facebook ka […]

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren e cila për kryetar komune e ka Mytaher Haskukën është pranë lëkundjes se koalicionit qeverisës me partinë Nisma Socialdemokrate.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkarkuar drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj, i cili ka qenë drejtor nga koalicioni i Nismës Socialdemokrate.

Haskuka në një postim në facebook ka bërë me dije vendimi për shkarkimin e tij, se vendimi është marrë për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie, shkruan lajmi.net.

Por, Gani Gërmizaj ka reaguar menjëherë pas shkarkimit, duke thëne se është informuar në rrjetet sociale për vendimin e kryetarit, dhe se pohimet e tij nuk qëndrojnë.

“Përmes rrjeteve sociale u njoftova që kryetari i Komunës ka marrë një qëndrim lidhur me punën time si drejtor i DKA-së. Ndihem i obliguar të njoftoj se i gjithë angazhimi im në udhëheqjen e arsimit në Prizren ka qenë në përputhje me ligjet dhe udhëzimet administrative, prandaj arsyetimi i z. Haskuka nuk qëndron, por e vërteta është se që nga dita e parë kur e kam marrë këtë detyrë jam përpjekur ti evitoj dobësitë në sistemin arsimorë në Prizren”, ka shkruar Gërmizaj.

Ai ka thënë se konkursi i fundit është në përputhje me ligjin e arsimit parauniversitar, udhëzimet administrative si dhe ligjin e punë dhe lidhur me dilemat që janë shfaqur kohë pas kohe gjatë procesit të konkursit, unë kam kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat më kanë dhënë të drejtë në vazhdimin e procesit të konkursit.

“Një gjë është e vërtetë dhe për të cilën ju siguroj se unë nuk kam rënë pre e presioneve dhe kërkesave të jashtëligjshme lidhur me konkursin nga Mytaher Haskuka dhe klani që e rrethon atë, prandaj me shumë ndershmëri jam munduar ti shërbej mbarëvajtjes së konkursit, me qëllimin më të mirë që fillimi i vitit shkollor të filloj mirë e mbarë, ku për fatin e keq Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kanë idenë se procesi mësimor fillon pa 70 punëtorë të arsimit”, thotë ai.

Ish drejtori i shkakruar thotë se, si drejtor i përgjegjshëm i DKA-së në Prizren ka pasur mendim ndryshe nga Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshëm i mbanë 5 drejtorë të shkollave si dhe nuk jam pajtuar që pjesë e komisioneve përzgjedhëse të jenë mbetjet e klanit pronto të cilët janë të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq për të parin e Prizrenit nuk paraqesin ndonjë problem.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?