LDK iu thotë zyrtarëve të saj: Askush mos folni përveç Lutfi Hazirit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka lëshuar një njoftim për mediat, ku i njofton vetë mediat se nuk bën t’i kontaktojnë të tjerët në LDK, përveç Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës. “Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton të gjitha mediet se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm z. Lutfi Haziri, shef i […]
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka lëshuar një njoftim për mediat, ku i njofton vetë mediat se nuk bën t’i kontaktojnë të tjerët në LDK, përveç Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton të gjitha mediet se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm z. Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, kontakti me të është direkt”, thotë LDK në komunikatë, që logjikisht të bën të pyesësh, nëse zyrtarë të tjerë në këtë parti, kanë ide se çka po ndodhë?
Kjo është komunikata që ka lëshuar LDK:
Të nderuar,
Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton të gjitha mediet se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm z. Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, kontakti me të është direkt.
Ndërsa për detaje dhe të gjitha aranzhimet tjera përgjegjës është Zyra për Informim, rrjedhimisht person kontaktues është zëdhënësi Besian Mustafa.












