LDK e VV po shtyhen për individin, Osmani kundërthënëse: Interesi i Kosovës më i madh se interesi individual (Video)

Megjithëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja janë barrikaduar të individi – emri i kandidatit për kryeministër, kandidatja për këtë post nga radhët e LDK’së, thotë se partia e saj ‘nuk e ka vendosur individin para interesit të Kosovës. Këtë deklaratë, Osmani e ka thënë në Top Channel, shkruan Periskopi. Pavarësisht mospajtimeve, Lidhja Demokratike e […]
Megjithëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja janë barrikaduar të individi – emri i kandidatit për kryeministër, kandidatja për këtë post nga radhët e LDK’së, thotë se partia e saj ‘nuk e ka vendosur individin para interesit të Kosovës. Këtë deklaratë, Osmani e ka thënë në Top Channel, shkruan Periskopi.
Pavarësisht mospajtimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon të ketë për partner qeverisës çdo parti tjetër politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani ka thënë se ky partneritet do të realizohet qoftë para apo pas 6 tetorit, dhe se deklaratat e pamatura nuk i kontribuojnë konkretizimit të bashkëpunimit. Ajo ka thënë në top channel, se ‘interesi i Kosovës është vendosur para interesave individuale’.
“Lufta jonë është për Republikën e Kosovës nuk është për individ. Prandaj edhe nuk sakrifikojmë interesin e Republikës së Kosovës. Ne mendojmë se kështu si po e mendojmë ne. Ne nuk insistojmë shkaku i Vjosa Osmanit, ne institojmë shkaku i Republikës së Kosovës’. ka thënë Osmani, përcjell Periskopi.
Për postin e kryeministrit, kandidatja e parë femër është shprehur se interesat e vendit janë mbi interesat e individit, megjithëkëtë sipas saj këto interesa më së miri do t’i mbroj qeverisja nën drejtimin e saj.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ajo është shprehur se përveç masës mbrojtëse do të shtohet edhe reciprociteti për të gjitha veprimet serbe.
Por për të gjitha këto njëherë planifikojnë ta marrin përkrahjen nga Kuvendit e më pas të shpalosen në tryezën e bisedimeve.
Osmani ka folur edhe për sistemin gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit e fuqizimin e gruas.
Ndërsa për raportet me Shqipërinë, ajo thotë se duhet vepruar si dy shtete të barabarta pa e kontestuar republikën e Kosovës, mirëpo në të njëjtën kohë të bashkëpunojnë për ecjen drejt rrugës Evropiane.












