Ky është propozimi që VV-ja ia bëri LDK-së për koalicion parazgjedhor

Ky është propozimi që VV-ja ia bëri LDK-së për koalicion parazgjedhor

Pak orë pasi mori besimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike për të garuar për postin e kryeministres në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Vjosa Osmani bashkë me Isa Mustafën e Lutfi Hazirin janë takuar në zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe ky takim ku Lëvizja Vetëvendosje u përfaqësua me kryetarin e saj, Albin Kurti, dhe […]

Edhe ky takim ku Lëvizja Vetëvendosje u përfaqësua me kryetarin e saj, Albin Kurti, dhe dy nënkryetarët Glauk Konjufca e Besnik Bislimi, rezultoi pa arritjen e marrëveshjes së dëshiruar nga kjo parti.

Kjo pasi, zyrtarët e LDK-së ua kanë bërë të qartë përsëri, se nuk heqin dorë nga posti i kryeministrit, raporton KTV.

Është lënë që të ketë takime të reja, në përpjekje për arritjen e një koalicioni parazgjedhor.

Por, ofertë për koalicion LDK-së Vetëvendosje i kishte dërguar qysh në tetor të 2018-s.

Në propozimin që e ka siguruar KTV-ja, Vetëvendosje e kishte ftuar LDK-në që të harmonizojnë platformën qeverisëse 9-vjeçare, që do ta kishte në fokus zhvillimin ekonomik dhe gjenerimin e punësimit, luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit, reformimin e plotë të sistemit të arsimit dhe shëndetësisë, integrimin e vendit në BE, NATO dhe OKB.

Propozimi ishte që të lidhet koalicion parazgjedhor me qëllim që të ketë bashkëqeverisje për dy mandate. Në listë propozoheshin që të futeshin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të diasporës.

Në pikën 3, thuhet se VV-ja dhe LDK-ja pajtohen që të zvogëlojnë numrin e ministrive në 12 ose 13, po aq zv.ministra dhe 4 zv.kryeministra, që do të përfshinin edhe zv.kryeministër nga shoqëria civile, nga minoritetet dhe nga diaspora.

Në pikën kryesore që i ndan partitë, Vetëvendosja propozonte rotacion në marrjen e përgjegjësisë, ashtu që në mandatin e parë qeverisës kabineti qeveritar do të udhëhiqej nga i nominuari i Vetëvendosjes, përderisa në mandatin e dytë, nominimi i takonte LDK-së.

Në fund, Vetëvendosje propozonte që të trajtohet seriozisht dialogu me Serbinë, dhe që procesit duhej t’i paraprinte një shqyrtim i detajuar i negociatave të deritanishme, dhe më pas të draftohej një platformë negociuese.

Oferta e Vetëvendosjes pritet të marrë refuzimin përfundimtar kur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, si organi më i lartë i kësaj partie të konfirmojë nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?