Krasniqi: Një koalicion LDK-VV me Isa Mustafën në krye, nuk e lufton korrupsionin

Krasniqi: Një koalicion LDK-VV me Isa Mustafën në krye, nuk e lufton korrupsionin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nuk është fare i preokupuar nëse do të ndodhë një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së. Por, ai ka komentuar në dy drejtime vrapimin e këtyre dy partive për t’u bashkuar mese vete. Krasniqi thotë për Periskopin se është frika e tyre për të […]

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nuk është fare i preokupuar nëse do të ndodhë një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së. Por, ai ka komentuar në dy drejtime vrapimin e këtyre dy partive për t’u bashkuar mese vete.

Krasniqi thotë për Periskopin se është frika e tyre për të shkuar të vetme në zgjedhje, pasi e dinë se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve. Krasniqi thekson se mbështetja për PDK-në po rritet çdo ditë dhe se është i vetmi subjekt që do ta luftojë korrupsionin dhe do të sjellë ndryshime në vend.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë po ashtu se edhe nëse ndodhë një koalicion i tillë, me Isa Mustafën aty, nuk do të ketë luftë kundër korrupsionit.

“Unë nuk e di dhe nuk e kam preokupim nëse ata do të formojnë një koalicion parazgjedhor apo jo. Por, unë di dy gjëra; së pari që asnjë luftë kundër korrupsionit nuk do të dalë nga ky koalicion, pjesë e të cilit është edhe Isa Mustafa, dhe e dyta është se ata kanë frikë të dalin vetëm në zgjedhje sepse ata e dinë që PDK po forcohet dhe po fiton besimin tek njerëzit se ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të bëjmë ndryshime në këtë vend. Ata kanë frikë”, ka thënë Krasniqi.

LDK dhe VV po përpiqen tash e disa ditë që të ndërtojnë një koalicion parazgjedhor, por pozitat e larta nuk po i lënë ata të merren vesh mes vete. Dy subjektet po luftojnë për postin e kryeministrit. Vjosa Osmani tashmë është zyrtarizuar si kandidate për kryeministre nga LDK-ja, ndërkaq VV ka kandidat kryetarin e saj, Albin Kurti. Data 30 gusht është dita e fundit që ata të kenë një marrëveshje eventuale, pasi në këtë datë është edhe afati i fundit për konfirmim të koalicioneve parazgjedhore./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?