KQZ arsyetohet për numrin më të madh në listën e votuese se sa banorët në Kosovë

KQZ arsyetohet për numrin më të madh në listën e votuese se sa banorët në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar arsyen se përse numri i votuesve dhe banorëve është përafërsisht i njëjtë. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi , ka treguar se ku bëhet dallimi ndërmjet listës votuese dhe regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, në listën e votuesve janë të përfshirë edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, por të […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar arsyen se përse numri i votuesve dhe banorëve është përafërsisht i njëjtë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi , ka treguar se ku bëhet dallimi ndërmjet listës votuese dhe regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, në listën e votuesve janë të përfshirë edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, por të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

“Në listën e votuesve përveç votuesve që jetojnë në Kosovë përfshihen edhe votuesit që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në regjistrim dhe në vlerësim të popullsisë përfshihen vetëm banorët që jetojnë brenda vendit, rezidentët”, ka thënë Elezi.

Ky sqarim i KQZ-së vjen pas deklaratës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin, i cili është shprehur i habitur që në listën e votuesve në KQZ-së, numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës.

Edhe pse ka marrë përsysh numrin e diasporës, sipas tij, ka një shifër më të madhe të listës së votuesve në krahasim me popullsinë rezidente në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor 2018.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?