Johnson: Bisedimet për Brexit do të intensifikohen

Johnson: Bisedimet për Brexit do të intensifikohen

Kryeministri Boris Johnson tha se dëshiron të “shpejtojë” bisedimet me Bashkimin Evropian, për të arritur një marrëveshje të re të Brexit-it, para afatit të daljes së vendit nga BE-ja më 31 tetor. Negociatorët britanikë do të takohen me homologët e tyre në BE, dy herë në javë përgjatë shtatorit, në një përpjekje për të arritur […]

Kryeministri Boris Johnson tha se dëshiron të “shpejtojë” bisedimet me Bashkimin Evropian, për të arritur një marrëveshje të re të Brexit-it, para afatit të daljes së vendit nga BE-ja më 31 tetor.

Negociatorët britanikë do të takohen me homologët e tyre në BE, dy herë në javë përgjatë shtatorit, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje të re divorci.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë në një mënyrë të vendosur për të arritur një marrëveshje”, tha Johnson.

Negociatori i tij kryesor për Brexit-in, David Frost, do të shoqërohet në Bruksel nga zyrtarë të ndryshëm, në varësi bisedimeve, përfshirë ekspertë për dogana, çështje tregtare, e të tjera.

“Diskutimet deri më tani kanë treguar se të dyja palët mbeten disi larg nga çështjet kryesore, por që janë të gatshme të punojnë shumë për të gjetur një rrugëdalje”, njoftoi qeveria britanike përmes një deklarate.

Deklarata e kryeministrit Johnson vjen dy ditë pas vendimit të tij për të pezulluar punën e Parlamentit.

Kjo masë nxiti reagime të ashpra nga deputetët dhe kundërshtarët e Brexit-it pa marrëveshje.

Vendimi po ashtu shkaktoi protesta në gjithë Britaninë, dhe një peticion me më shumë se një milion nënshkrime.

Marrëveshja e negociuar nga BE-ja dhe ish-kryeministrja britanike, Theresa May, është rrëzuar nga parlamenti britanik tri herë radhazi.

Kryeministri Johnson ka këmbëngulur se Britania e Madhe dëshiron të largohet nga BE-ja me një marrëveshje të rinegociuar të tërheqjes, por që sipas tij, edhe nëse nuk do të ndodhë diçka e tillë, vendi do të dalë nga BE-ja më 31 tetor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?