Ismaili: Tjerët i bën bashkë frika e i ndan interesi – neve na veçon guximi për fitore bindëse

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë sonte se derisa partitë tjeta i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, PDK-në e veçon guximi dhe i bashkon besimi në fitoren e sigurt me kryeministër të ardhshëm Kadri Veselin. “Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na […]
“Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na veçon guximi dhe na bashkon besimi në fitoren e sigurt. Me popullin dhe Kadri Veselin Kryeministër, PDK-ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin dhe do të krijojë perspektivë të ndritur për të gjithë”, ka shkruar Ismaili në faqen e tij në Facebook.












