Ish-portieri i Kolumbisë rrëfen miqësinë e tij me Escobarin: E dija që në burg ai ndihej i vetmuar, s’mund ta braktisja

Ish-portieri i Kolumbisë rrëfen miqësinë e tij me Escobarin: E dija që në burg ai ndihej i vetmuar, s’mund ta braktisja

René Higuita ka qenë një nga ata futbollistë që e ka shkruar emrin në historinë e futbollit për të mirë dhe për të keq. “Akrepi” i tij i famshëm në stadiumin Uembli njihet nga të gjithë tifozët, ashtu si dhe daljet e tij nga porta për të dribluar kundërshtarët. Pikërisht një aventurë e tillë bëri […]

René Higuita ka qenë një nga ata futbollistë që e ka shkruar emrin në historinë e futbollit për të mirë dhe për të keq.

“Akrepi” i tij i famshëm në stadiumin Uembli njihet nga të gjithë tifozët, ashtu si dhe daljet e tij nga porta për të dribluar kundërshtarët.

Pikërisht një aventurë e tillë bëri që Kolumbia të eliminohej nga Botërori i vitit 1990.

Në një intervistë për “BOCAS”, ish-portieri ka zbuluar disa detaje nga miqësia e tij me famëkeqin Pablo Escobar:

“Do ta vizitoja Escobarin në burg sot, nesër dhe gjithmonë. Unë nuk isha shok i ngushtë i tij, por ajo pak miqësi që kisha me të bëri që gjithë të tjerët të donin të bëheshin miqtë e mi”.

Pablo Escobar ishte i famshëm, hyri në Kongres dhe pastaj, kur doli nga Kongresi, u fut në burg.

Kur nuk ishte më politikan, ishte vetëm narkotrafikant dhe askush nuk donte të kishte të bënte me të.

Në atë moment unë mendova se një shok nuk mund ta trajtoja ashtu.

E dija që në burg ai ndihej i vetmuar. Nuk mund ta braktisja”, shtoi Higuita, i cili ka bërë edhe vetë 9 muaj burg në vitin 1993, pasi akuzohej se ishte ndërmjetësues në lirimin e vajzës së ortakut të Escobarit, që mendohet se ishte rrëmbyer me urdhër të vetë Escobarit.

“Më thonin që të dorëzoja Escobarin dhe do të më linin të lirë. Përndryshe, do të bëja 7 vite burg.

Unë i thashë vetëm që nuk di gjë fare, por edhe po të dija, nuk do të thoja gjë”, thekson ish-portieri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?